Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kodheli kërkesë Ballës: Bëjeni Shqipërinë vend të sigurt, presim me orë të tëra në aeroportet e botës

Kodheli kërkesë Ballës: Bëjeni Shqipërinë vend

Deputetja socialiste Mimi Kodheli i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Në Komisionin e çështjeve Evropianë, Kodheli kërkoi që Shqipëria të ketë kufij më të sigurt pasi shqiptarët qëndrojnë me orë të tëra në aeroportet e botës për të bërë verifikime.

Kodheli theksoi se Shqipëria së pari duhet të jetë e sigurt, pastaj e preferuar nga turistët.

“Shqipëria ka nevojë për kufij të siguruar dhe që qytetarët duhet të jenë të sigurt. Ne rrimë për orë të tëra në aeroportet e botës, për të bërë verifikime. Me gjithë dëshirën e madhe për të pasur njerëz që vizitojnë vendin tim. Vendin tim e dua të sigurt dhe më pas të refukentueshëm. Përveçse ju mbështes për punën, nuk kërkoj prej jush që të hapen pika të reja, por të shtoni sigurinë në pikat kufitare, që është gjëja më e rëndësishme”, tha Kodheli.

Të fundit