Flash News

Kosova

Kurti i prerë: Asocacioni njëetnik në Kosovë, i pamundur

Kurti i prerë: Asocacioni njëetnik në Kosovë, i pamundur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të ketë asocacion njëetnik në Kosovë.

Kurti tha se nëse Serbia kërkon një gjë të tillë, duhet fillimisht ta provojë në shtëpinë e saj.

“Asociacioni njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm. Pakicat kombëtare në Serbi janë gati 20 për qind, pakicat kombëtare në Kosovë janë rreth 7 për qind, pra Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, e Presheva, Medvegja e Bujanoci ta kenë vetëm Këshillin Nacional atje, është e padrejtë, e dëmshme dhe e papranueshme”, tha Kurti.

Kryeministri u shpreh i hapur për diskutime mbi bazën e propozimit evropian, duke theksuar se mbi të gjitha duhet respektuar Kushtetuta.

Të fundit