Flash News

Ditari i Maxhorancës

Luftë e brendshme mes Ahmetajt dhe Ramës? Balla: Nuk e pengojmë drejtësinë

Luftë e brendshme mes Ahmetajt dhe Ramës? Balla: Nuk e pengojmë

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj konfirmoi në njëfarë mënyrë prishjen e marrëdhënieve mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, kur në një intervistë televizive i kërkoi Ramës të mos bëjë gjykatësin lidhur me akuzat e hedhura ndaj Ahmetajt për aferën e inceneratorëve.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se secili duhet të respektojë vendimin e institucionit.

“Çfarë nuk kam dëgjuar këto ditë nga këto historitë tuaja. E kam thënë shpeshherë dhe më duhet ta rishpreh. PS dhe grupi i saj kanë votuar në Kuvend një raport të komisionit hetimor për këtë çështje. Iu sugjeroj ta lexoni. Ai qëndrim është votuar është qëndrimi ynë për këtë çështje."

"PS vazhdon t’i mbetet qëndrimit se jemi në një Republikë Parlamentare me pushtete të ndara, ku drejtësia ka punën e vet dhe Kuvendi ka punën e vet dhe secili duhet të respektojë të gjitha veprimet e një institucioni. Ne nuk jemi nga ata që pengojmë punën e drejtësisë”, tha Balla

Të fundit