Flash News

Ditari i Maxhorancës

Marrëveshje me Tom Doshin për 14 majin? Klosi: PS do të garojë e vetme

Marrëveshje me Tom Doshin për 14 majin? Klosi: PS do të

Partia Socialiste duket se ka vendosur të hyjë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus mohoi të ketë një marrëveshje me partinë e Tom Doshit, në zgjedhjet e 14 majit.

Klosi u shpreh se PS do të garojë si forcë politike e vetme në garë.

“Tom Doshi tashmë është kryetar i një partie e cila gjithmonë ka qenë pranë PS. Nuk kemi aleancë zyrtare në rastin në fjalë.  Siç e thashë, ne kemi zgjedhur nga 2017 që të jemi një forcë politike e cila aleancën e vetme e ka me qytetarët dhe mendoj që ka qenë një zgjidhje e drejtë. Kjo është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe u mbështet nga forumet tona që në 2017 që kërkonim të qeverisnim vetëm sepse shumë më qartazi njerëzit shikojnë e gjykojnë e përgjegjësia nuk bëhet ping-pong. Edhe në këtë garë do shkojmë si forcë politike pa aleanca zyrtare, por parti që mbështesin njëra-tjetrën në gara elektorale”, tha Klosi.

Të fundit