Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Në rrast rrëmuje do largohemi…”, del plani i PS për protestën e opozitës

“Në rrast rrëmuje do largohemi…”, del plani i PS

Teksa Kuvendi do të zhvillojë seancën plenare të ditës, opozita do të zhvillojë jashtë tij protestën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të socialistëve të zhvilluar sot ëshët zbuluar dhe skenari që do të ndjekin në kuadër të protestës. Mësohet se në seancën e sotme do të nderohen fillimisht viktimat e tërmetit tragjik të Turqisë dhe të Sirisë.

Në rast rrëmuje grupi parlamentar i PS do të largohet nga Kuvendi. Kreu i tij, Taulant Balla, iu ka thënë deputetëve që të jenë prezent në Parlament në orën 16:30 për të mos patur përplasje me protestuesit.

Ndërsa kryeministri Edi Rama do të presë sot homologun e tij bavarez, Markus Söder dhe në orën 17:00, kur edhe do të nisë protesta e PD-së, do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Të fundit