Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga Beleri te qeveria e korruptuar, Rama anashkalon përgjigjet

Nga Beleri te qeveria e korruptuar, Rama anashkalon përgjigjet

Kryeministri Edi Rama u zu ngushtë gjatë intervistës për “Opinion”, kur iu desh të fliste nga marrëdhëniet me Albin Kurti, deklaratën e Macron, mosnjohjen e kërkesave të opozitës në Kuvend, hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, çështjen Beleri dhe shumë të tjera.

Rama foli me shumë rezerva për mënyrën sesi kryeministri Albin Kurti po sillet me ndërkombëtarët, teksa tha se nuk i heq asnjë presje deklaratave të bëra dhe thirrjes se Kurti duhet të pranojë planin Franko -Gjerman.

Për çështjen Beleri dhe kërkesën e Greqisë se duhet të lejohet për t’u betuar, Rama fajësoi medien që sipas tij nuk është në lartësinë e medies greke për të cilën tha se është shumë nacionaliste.

Çështja Beleri u fol edhe gjatë takimit që Rama pati me kryeministrin grek gjatë samitit, por për këtë çështje ai nuk dha detaje.

Nuk dua të bëj komente që i kam bërë, historia dihet. Folëm në Samit, patëm një bisedë shumë, shumë të hapur si gjithmonë. Folëm dhe më vete, patëm takim bilatarel. Folëm, diskutuam. Shkëmbyem pikëpamjet. E informova që së shpejti do të inaugurohet busti i babait të tij që është i pari kryeministër i Greqisë që ka vizituar minoritetit.Nuk flitet kështu në takime bilaterale, se takimet bilaterale nuk janë takime për të bërë deklarata. Në takime bilaterale flitet në mënyrë shumë informale”, tha Rama.

Inkriminimi i Policisë së Shtetit ishte një tjetër pikë e intervistës, ku Rama edhe këtë radhë përdori shprehjen ”policë të inkriminuar ka në gjithë botën”.

 “E para e punës, ky është viti 10 dhe flasim këtu për ish ministra të shumë viteve përpara. Ajo që po të them është shumë e rëndësishme. është e habitshme sesi kjo e cila është arritje e jashtëzakonshme që më në fund në 100 e kusur vite, njerëzit e lidhur me pushtetin nuk arrihen nga drejtësia, arrin. Ti më thua mua për përgjegjësi politike.

Përgjegjësia ime politike është kjo, që ti krijojmë mundësinë popullit që të mos ketë vetëm qeveri dhe njerëz në pushtet, por të ketë drejtësi që bën drejtësi për këdo ka pushtetet. Janë hedhur themelet e një drejtësie të pavarur nga pushteti. Të merr dhe të lidh drejtësia nëse jeni zgjidhur nga zinxhirët e ligjit. Frikë nuk duhet të ketë ai që firmos, por ai që ka dhënë pushtetin për të firmosur.”

Ngushtë u zu edhe për faktin se gjatë samitit të Procesit të Berlinit kur prezantoi rrugën që ka bërë Shqipëria në 30 vite, nuk përmendi asnjë nga punët e bëra nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha.

I pyetur se pse e anashkaloi figurën e Berishës dhe atë që ai ka bërë për Shqipërinë, Rama e kaloi me një fjali se  nuk ishte aty për të folur për Berishën dhe rrugën e tij”.

 

Të fundit