Flash News

Ditari i Maxhorancës

Peleshi për motin e keq: Priten reshje shumë intensive, Bashkia Shkodër është njoftuar të marrë masa

Peleshi për motin e keq: Priten reshje shumë intensive, Bashkia

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq.

Ai tha se priten reshje shumë intensive, që do të krijojnë problematika në veri të vendit. Ministri gjithashtu shtoi se Bashkia e Shkodrës ka marrë lajmërimin që të paralajmërojë qytetarët që jetojnë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Peleshi bëri me dije se prurjet në kaskadën e Drinit do pësojnë rritje deri në 21 janar.

“Për ditën e sotme, priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër e Kukës. Intensive në Dibër e Lezhë e mesatare në qarqet e tjera. Reshjet pritet të shoqërohen dhe me shtrëngata në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan e Vlorë.

Në gjithë zonat e tjera të vendit reshje intensive me intensitet më të lartë në veri të vendit. Prurjet në kaskadën e Drinit do pësojnë rritje prej mëngjesit të ditës sot e deri në 21 janar do kenë rend rritës.

Rritje gatishmërie të strukturave të Mbrojtjes Civile që kanë në administrim rezervuare infrastrukturë rrugore, furnizim me energji elektrike.

Bashkia Shkodër ka marrë nevojën për marrje masa për paralajmërimin e popullsisisë vecanërisht në zonat e nën Shkodrës, në rrethina etj të marrë masa për monitorimin e lumenjve të Bunës, Kirit dhe Drinit”, tha Peleshi.

Të fundit