Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Përgjegjësia është personale”, Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Nuk kam nevojë për ndihmë

“Përgjegjësia është personale”, Ahmetaj i

Arben Ahmetaj komentoi fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili thoshte që nëse akuzat për të do ishin të vërteta atëherë ish-ministri i Financave duhet të mbajë përgjiegjësi personale dhe se nuk e ndihmon dot.

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti nëse i kujtohej rasti i Saimir Tahirit që e dënuan me burg.

“Si kam kërkuar Ed Ramës ndonjëherë ndihmë. S’do desha të isha në pozicionin e kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin, ai të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pozicion i sikletshëm."

"Kam një rekord kur ka qenë dhe Fino prezent, i shkreti. Më kujtohen këta ish-kolegë. Unë me Saimir Tahirin s’kam shkuar fare, por të shof ish-kolegë ashtu më dhimbset. Unë nuk kam nevojë për ndihmë. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë kur thotë se përgjegjësia është personale.”

 

Të fundit