Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përjashtimi i deputetëve të PD ‘përplas’ socialistët, Balla del kundër Gjiknurit

Përjashtimi i deputetëve të PD ‘përplas’

Deputetët e Partisë Socialiste kanë bërë kërkesë për masë disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, pas zhvillimeve të fundit në seancë.

Mësohet se nga zyra e Taulant Ballës u publikua kërkesa për masën e përjashtimit për deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, lidhur me bllokimin e seancës plenare të datës 16 shkurt, ku deputetë të opozitës bllokuan mbarëvajtjen e seancës plenare.

Ndërkohë, numri 2 i socialistëve, Damian Gjiknuri solli një tjetër qëndrim, pasi sipas tij përjashtimet e përjavshme të deputetëve të Partisë Demokratike nuk kanë sjellë rezultatin e duhur.

Në një intervistë në A2 CNN dy ditë më parë kërkoi një rishikim të qëndrimit të mazhorancës.

“Masat deri diku sjellin rezultat, rendi duhet të jetë prioritet. Mbase PS duhet të mendojë një strategji të re”, tha Gjiknuri.

Kujtojmë se shkak për këtë situatë është bërë mungesa e Kryeministri Edi Rama për të dhënë shpjegime në Parlament për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal, duke shkaktuar bllokim të foltores prej disa javësh radhazi.

Të fundit