Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pezullimi i Ballukut, Rama sulmon gjyqtarët e GJK: Kanë boshllëk në tru

Pezullimi i Ballukut, Rama sulmon gjyqtarët e GJK: Kanë boshllëk

Në mbledhjen e grupit të PS ku u prezantua nisma ligjore për pezullimin e ministrave, kreu i socialistëve Edi Rama sulmoi sërish gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Pas vendimit 4 me 4 që la në fuqi pezullimin e Ballukut, Rama është shprehur se gjyqtarët e Kushtetueses kanë “boshllëk në tru”.

Kryeministri pretendoi se pezullimi i një ministri nuk prek personin, por funksionin e tij në qeveri. Madje, sipas tij, pezullimi i një ministri e zhbën dikasterin që drejton nga kapacitetet për të propozuar ndryshime apo projektligje në Këshillin e Ministrave.

“Boshllëku ndodhet në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe modelin e ndarjes së pushteteve në të gjithë planetin. Natyrisht kur them boshllëku kam parasysh jo persona të veçantë por kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria për shkak të traditës. Ai që e bën të pa pranueshëm pezullimin nga një prokurori dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur ende gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti që pezullimi nuk cënon personin.

Pezullimi cënon funksionin. Funksioni që solli në vëmendjen tuaj kreu i Komisionit të Ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për ndryshim. Janë funksione që nuk zbatohen dot pa personin. Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e një individi, por puna e institucionit. Ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave. Kaq duhet të mjaftonte për të mbyllur një debat absurd dhe të mos hidheshin 100 vetë pas një budallai që hodhi një gurë në lumë”, tha ai.

Të fundit