Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Prenotime në hotele me kartën e Klodian Zotos”, mohon Ahmetaj: Spekulime! Nuk kam nevojë, kam 1 mln dollarë

“Prenotime në hotele me kartën e Klodian Zotos”, mohon

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka mohuar akuzat se ka prenotuar disa hotele luksoze jashtë vendit me kartën e Klodian Zotos, i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.

I ftuar në Opinion, Ahmetaj i ka cilësuar spekulime duke thënë se nuk ka lidhje me Zoton dhe se nuk ka nevojë që t’i paguajë askush hotelin.  

 “Këto janë të gjithë spekulime. Nuk janë të vërteta. Nuk kam fjetur, nuk kam paguar me kartën e Zotos, nuk kam marrë asnjëherë kartën e Zotos, nuk ma ka afruar Zoto kartën, nuk ia kërkuar asnjëherë kartën Zotos. Uroj, dashtë Zoti që të marrim ndonjëherë në pyetje këta persona. . S'kam nevojë të mk paguajë njeri hotelin. Ti më njeh. Kam 1 mln dollarë”, tha Ahmetaj.

 

Të fundit