Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta e PD, Bushati: Janë normale në shoqëritë demokratike

Protesta e PD, Bushati: Janë normale në shoqëritë

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar protestën e mbajtur nga opozita para parlamentit në lidhje me skandalin McGonigal.

I ftuar në “Log.” Në Panorama TV, Bushati deklaroi se protestat në një shoqëri demokratike janë shumë normale, ndërkohë që përplasjet në parlament nuk i cilësoi të hijshme.

“Protestat në një shoqëri demokratike janë krejt normale. Nuk ka nevojë për një koment specifik për protestat për sa kohë bën duke zbatuar ligjet. Kacafytjet e fundit në parlament nuk besoj se janë pamje të hijshme për ne”, tha Bushati.

Ai foli edhe për mungesën e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme plenare. “Unë nuk jam në gjendje për të folur për axhendën e kryeministrit. E ndoqa që ishte në një konferencë për shtyp. Prandaj nuk mund të flasim për një lloj refuzimi të parlamentit sepse në fundit kryeministri dhe qeveria kanë një përgjegjësi para kuvendit të Shqipërisë” tha ai.

Të fundit