Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protestuan kundër ligjit të qeverisë, zv.ministrja e Arsimit: Studentët që nuk nënshkruajnë kontratën mund të ndërpresin studimet

Protestuan kundër ligjit të qeverisë, zv.ministrja e Arsimit:

Studentët e Mjekësisë kanë bojkotuar në nisje të këtij viti akademik mësimin gjatë, pasi kanë dalë kundër ligjit të miratuar që i detyron ata që të punojnë disa vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.

Zv.ministrja e Arsimit, Albana Tole gjatë emisionit ‘Open’ se studentët që nuk duan të nënshkruajnë këtë kontratë me Ministrinë e Arsimit, Shëndetësisë dhe Universitetin e Mjekësisë, mund të ndërpresin studimet.

Në momentin që do të përllogaritet tarifa, mund të nënshkruajnë kontratën me Ministrinë e Arsimit, Shëndetësisë dhe Universitetin e Mjekësisë dhe të vazhdojnë studimet e tyre. Ose në rast se nuk duan ta nënshkruajnë këtë kontratë, atëherë mund të ndërpresin studimet e tyre”, u shpreh zv.ministrja.

 

Të fundit