Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të PD për 10 ditë nga nga Kuvendi

PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të PD për 10

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të 4 deputetëve të Partisë Demokratike.

Socialistët kërkojnë përjashtimin e Flamur Nokës, Sali Berishës, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.

Demokratët, fillimisht, nuk u lejuan dje të hyjnë në seancën plenare. Pas hyrjes së kryedemokratit Berisha, në Kuvend u ndërpre energjia ektrike.

Kjo nuk është hera e parë që PS përjashton demokratët nga seancat plenare të Kuvendit, pasi edhe më herët ka përjashtuar deputetët e opozitës dhe iu ka mohuar të drejtën e fjalës.

Paralelisht me Kuvendin dje u zhvillua edhe protesta e opozitës në ambientet e jashtme, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama. Berisha njoftoi se do të ketë sërish protestë  të enjten.

Të fundit