Flash News

Ditari i Maxhorancës

Publikuan skandalin ‘McGonigal’, Rama për mediat amerikane: Janë kazan!

Publikuan skandalin ‘McGonigal’, Rama për mediat amerikane:

Kryeministri Edi Rama nuk i ka cilësuar mediat amerikane ‘kazan’, ashtu si më herët ka quajtur mediat shqiptare.

Duke folur për shkrimet që kanë mbushur mediat në SHBA mbi çështjen McGonigal dhe lidhjen e ish-zyrtarit të FBI-së me të, Rama tha se ka edhe Amerika ka ‘kazanë’. Megjithatë nga ana tjetër, ai theksoi se nuk ka Zot në tokë që e blen Amerikën.

Biseda në studio:

Fevziu: Sipas mediave, iu ka marrë para biznesmenëve? Ikën andej ha pilaf, merr titullin qytetar nderi në Tropojë…

Rama: E para e punës ai ishte shefi i kundërzbulimit për New Yorkun dhe bën pikërisht këtë gjë, ha pilaf, bën punën e tij.

Ato janë kazanë të llojit të tyre. Kujton se Amerika nuk ka kazanët e vetë. Ndërkohë që gazeta serioze e referojnë me shumë korrektësi duke u bazuar te aktakuza. Jam kryeministri i Shqipërisë dhe patjetër do më përmendin emrin. Sepse emri im figuron në gjithë narrativën e aktakuzës.

Fevziu: Ta garantoj dhe unë, ka takuar njerëz të biznesit.

 

Të fundit