Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama drejton sërish gishtin nga Kosova: Është futur në një kurth që ia ka bërë vetes

Rama drejton sërish gishtin nga Kosova: Është futur në

Nga konferenca e përbashkët me presidentin Emmanuel Macron, kryeministri Rama nuk i kurseu sulmet ndaj Kosovës, teksa u pyet nëse ka biseduar dje në Samitin e Procesit të Berlinit me Albin Kurtin.

Rama, në vend që të fliste për bisedat mes tij dhe Kurtit, solli mesazhin e kryeministrit të Holandës Mark Rutte për Kosovën dhe Serbinë. Sipas Ramës, Rutte u ka kërkuar të dyja vendeve të kenë kujdes me kompromiset që duan të arrijnë mes tyre.

Rama, teksa solli shembullin e Palestinës, tha se Kosova duhet ta firmosë planin franko-gjerman edhe sikur Serbia të mos e dojë. Në fjalën e tij kryeministri nuk u ndal në asnjë moment të kritikojë Beogradin, duke drejtuar gishtin vetëm nga Prishtina, si vendi që rrezikon të humbë më shumë nga situata.

Rama: Dua të sjell i paautorizuar po nuk besoj se ka përvolëm një fjalë të thënë nga Mark Rutte. Iu drejtua të dyve. Mos harroni kurrë që një kompromis më shumë se çdo të fitosh, është çfarë nuk duhet të humbasësh. Dhe nëse bëjmë të paktën me sytë tanë këtu në Tiranë, një llogari të gjërave për t’u humbur nga shqiptarët në Shqipëri, RMV në Kosovë, është shumë më e madhe se sa llogaria e atyre që duan të fitojnë duke i marrë këto që kemi si të mirëqena që nuk i humbasim.

Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes. Do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë për të lëvizur lirisht në BE. Të dyja palët kanë në tavolinë planin frank-gjerman që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Kosova duhet ta firmosë planin edhe sikur Serbia të mos e dojë.

Të fundit