Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet për korrupsionin dhe emigracionin në konferencën me Macron: Franca është treguar e duruar

Rama flet për korrupsionin dhe emigracionin në konferencën me

Kryeministri Edi Rama deklaroi se për shumë vite Shqipëria ishte lajm për arsye të gabuara në BE dhe në Francë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me presidentin Macron në Tiranë, Rama shtoi se sa i takon ‘plagëve’ si korrupsioni dhe emigracioni i paligjshëm, Franca është treguar e duruar.

“Dua ta falënderoj zemërgjerësisht presidentin, qeverinë franceze, që janë treguar të durueshëm, në procesin e vështirë që kemi sëbrendshmi, kundër kriminalitetin dhe emigracionit të paligjshëm. Kanë qenë të gatshëm që të bashkëpunojnë për emigracionin dhe sigurinë. Kjo është kthyer dhe në një model edhe për të tjerët.

Edhe kur kemi qenë sëbashku, ky model, ka shërbyer për të treguar se s’mund të thelohet dhe bëhet rezultative lufta kundër emigracionit. Kjo ka kërkuar durim, por është bërë nën një presion të brendshëm politik dhe mediatik. Sot jemi në një tjetër nivel, Mund të flasim për lajme të mira”, tha Rama.

Të fundit