Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama 'braktis' Kuvendin, i shmanget sërish skandalit “McGonigal”

Rama 'braktis' Kuvendin, i shmanget sërish skandalit

Opozita do të mbaje sot protestën para Kuvendit, ndërsa është parashikuar debat mes demokratëve dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me skandalin ‘McGonigal’.

Rama nuk do të jetë as sot i pranishëm në seancë, çka do të thotë se po i shmanget debatit dhe fakteve rreth skandalit që nxorri në pah lidhjet e tij me ish-zyrtarin.

Kryeministri do të presë homologun e tij nga Bavaria, Markus Söder, në një vizitë zyrtare në Shqiëpri. Lajmin e ka dhënë zyra e shtypit e Kryeministrisë.  

“Në orën 17:00 do të zhvillohet konferenca për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder i cili zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri. Konferenca do të mbahet te COD, në Kryeministri”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryeministrisë.

Kjo është hera e tretë që Rama nuk paraqitet në seancë plenare të Kuvendit që pas publikimit të skandalit ‘McGonigal’.

Të fundit