Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Rama: Kosova i ka dhënë BE-së më shumë arsye të jetë e ashpër me të sesa Serbia
Kryeministri Edi Rama i ftuar në Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në Kosovë dhe Serbi. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në samitin e 16 tetorit në Tiranë.
“Nuk kemi planifikuar diçka të tillë, nuk e parashikoj. Çdo gjë mund të ndodhë sepse në situata të tilla ku të gjithë flasin me njëri-tjetrin, nëse ka një hapësirë ose nëse liderët e Gjermanisë dhe Francës që do të jenë këtu, do të duan të flasin me ta si bashkautorë të planit franko-gjerman që është në tryezë, ndoshta mund të ndodhë,” deklaroi Rama.
I vënë përballë kritikave të shumta nga Prishtina zyrtare, për idenë se veriun e Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i, Rama tha se më e rëndësishme është paqja, gjë për të cilën sipas tij, nuk është e interesuar Serbia, pasi e ka humbur luftën.
“Nuk po përpiqem të bëj të zgjuarin. Jam i sigurt që shumë prej tyre, përfshi vetë ata, mund të jenë më të zgjuar dhe ashtu janë. Por e kam problem t’i bëj njerëzit ose veten për budallenj. Nuk mund të gënjejmë veten. Ajo që ne kemi bërë deri më tani si komunitet shqiptar qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, na ka mësuar shumë qartë se kemi bërë gjithë këto arritje duke u qartësuar se në cilin krah jemi, me kë bashkëpunojmë ngushtësisht dhe cila është mënyra jonë për t’u përmirësuar si faktor shqiptar brenda vendeve tona dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor. Rruga është e shumë qartë: puna e palodhur drejt paqes, prirja drejt së ardhmes dhe të mos mbeturit peng i të shkuarës. Ne nuk i japim leksione miqve dhe aleatëve tanë të mëdhenj si ata duhet ta shohin botën, por kemi një bashkëpunim konstruktiv me ta dhe i qëndrojmë gjithnjë pranë. Kështu ja kemi dalë deri më sot. Çfarë ka këtu për t’u çuditur? Më e rëndësishmja, Serbia e ka humbur luftën. Kosova e ka fituar luftën. Historia ka treguar se kush ka humbur luftën nuk është i interesuar për paqen, ndryshe nga ai që e ka fituar luftën,” u shpreh kryeministri i Shqipërisë.
Për Ramën, Kosova duhet të këmbëngulte për zbatimin e planit franko-gjerman, për të arritur atë që synon: njohjen përfundimtare.
“Plani franko-gjerman është ujdia më e mirë që Kosova mund të marrë, sepse është njohje de facto. Është propozim tolerant dhe i hap rrugën njohjes nga të tjerët. Përse nuk e nxisin ata? Përse nuk këmbëngulin? Përse Kosova nuk është pala që t’ju kërkojë të gjithëve që ky propozim të bëhet? Në politikë dhe në zgjidhjen e diçkaje që është në interesin tënd, nuk është asnjëherë ide e mirë të fillosh të gërmosh në mendjen e tjetrit. A është tjetri vërtet i interesuar? A e do ai vërtet diçka? Ndoshta jo dhe nëse do të hiqnim fuqitë e mëdha që janë me ne dhe do ta imagjinonim dialogun vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, atëherë Serbia ndoshta nuk do të ishte ulur farë në tryezë, por do të kishte bërë diçka krejt të çmendur. Por, realiteti është se kemi mbështetje të fortë që të bëjmë një hap madhor drejt njohjes përfundimtare. Dhe ne nuk po e pranojmë këtë? Përse? Për çfarë arsye? Pyetja nuk është nëse kanë ata interes. Pyetja është a kemi ne interes apo jo? Mendoj se ata e kuptojnë se janë shumë të interesuar që kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë. Si bëhet kjo? Duke humbur vëmendjen dhe duke krijuar situata apo duke bërë që të krijohen situata që më pas të bllokojnë, apo duke u përpjekur të qetësosh gjithçka, të japësh një gjë të vogël në këmbim të diçkaje më të madhe? Mendoj se zgjidhja është kjo e dyta. Nuk është shkencë, është logjikë e thjeshtë,” sqaroi Kryeministri.
Sipas Ramës, nuk ka asgjë të keqe nëse Serbia do të mbështeste financiarisht Bashkësinë e Komunave Serbe.
“Serbia e ka humbur luftën dhe nuk ka vend të imagjinojë një hakmarrje ushtarake. Ka marrë fund kjo gjë! Kosova është njohur nga një komunitet vendesh që nuk do lejonin kurrë kthimin pas. Kurrë! Çfarëdo që të ndodhë! Kjo e para. E dyta, nëse Bashkësia krijohet sipas kuadrit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe është rezultat i një marrëveshjeje që bazohet aty, atëherë nuk do të jetë një hapësirë që të vijnë njerëz të armatosur dhe të thonë se janë anëtarë të asaj Bashkësie. Do të jetë një hapësirë që komunat të kenë vetë-menaxhim, të kenë mbështetje nga Beogradi. Pse jo? Kemi komunat në jug dhe lindje të pakicave greke. Ata do të ishin shumë të lumtur nëse Greqia do t’i mbështeste financiarisht. Pse jo? Është e rëndësishme të shohim nga e ardhmja dhe të bëjmë çdo gjë për ta afruar, sesa të mendojmë gjithnjë vetëm për të shkuarën. E shkuara ka kaluar,” deklaroi Rama.
Rama habiti me deklaratën kur tha se “Kosova i ka dhënë BE-së shumë arsye që të tregohet më e ashpër me ta”, ndërsa sipas tij, “Serbia e ka luajtur lojën me më shumë inteligjencë”, ndërkohë që vlen të theksohet fakti se sulmet terroriste tashmë janë të faktuara se janë të orkestruara nga Beogradi.
“Ne patëm një debat të zjarrtë kur BE-ja doli me deklaratë pas sulmit kriminal në veri. Ishte e gjitha për Kosovën. Ata na shpjeguan se e tillë është procedura e BE-së, Këshillit dhe deklarata ishte miratuar nga 27 vendet anëtare para se të ndodhnin ngjarjet, ndaj edhe e publikuan. I thamë se mund ta publikonin bashkë me një tjetër deklaratë që do të dënonte atë që kishte ndodhur, do të dënonte Beogradin për aktin e pajustifikueshëm të shpalljes së ditës së zisë. E pajustifikueshme! Kërkuam masa konkrete edhe ndaj Serbisë, jo thjesht dënim të aktit. Ata thanë se nuk mund të bëhej për shkak të kohës, sepse duhet shumë kohë për të bërë këto deklarata. Atëherë ne i thamë se nuk do të linjëzoheshim. Për herë të parë në 10 vite, ne nuk u linjëzuam me një deklaratë të BE-së. Nuk do thoja se BE-ja është treguar e padrejtë. Do të thoja se fatkeqësisht Kosova i ka dhënë BE-së shumë arsye që të tregohet më e ashpër me ta. Ndërsa Serbia e ka luajtur lojën me më shumë inteligjencë, një lojë e cila vetëm vijon, nuk ka mbaruar,” përfundoi Rama.
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23