Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘shigjeton’ prapë SPAK-un : Ku janë gjykatësit e korruptuar? Apo s'keni pasur kohë

Rama ‘shigjeton’ prapë SPAK-un : Ku janë gjykatësit e

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të hedhë kritika dhe sulme mbi SPAK-un. Rama ka kërkuar llogari nga SPAK lidhur me gjyqtarët edhe prokurorët të cilët janë shkarkuar nga procesi i vettingut si të përfshirë në korrupsion.

Rama shtoi se nuk tolerohet dhe as justifikohet fakti që SPAK ende nuk i ka marrë të pandehur, duke mohuar që deklaratat e tij të jenë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Ku janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që kanë dalë para drejtësisë? Do më thoni që s’ka pasur kohë? Do më thoni që ka pasur më shumë kohë për të hetuar çështje të komplikuara me më shumë detaje si ato që dimë? Dhe nuk ka pasur kohë të marrë të pandehur gjyqtarë dhe prokurorë që një institucion i pavarur siç është vettingut ka nxjerrë qartësisht fakte korruptive. Si ka mundësi. Është e pamundur, e pajustifikueshme dhe e patolerueshme. Dhe kjo nuk është ndërhyrje. Ndërhyrje është të flasësh me emra, siç flitet përditë këtu nga të tjerë. Nuk është ky problemi i pozitës karrierës sime politike. Por është problem që lidhet me investimin më të madh politik e moral që është reforma në drejtësi. Gurin e themelimit në drejtësi e kemi vënë ne dhe s’mund ta lejojmë ta mbulojë rëra e së kaluarës”, tha Rama.

Të fundit