Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk i ndahet SPAK-ut: Çfarë presioni është të kërkosh hetim për Berishën?

Rama nuk i ndahet SPAK-ut: Çfarë presioni është të

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sërish SPAK-ut që të hetojë Sali Berishës. Sipas tij, kjo kërkesë nuk ëhstë presion.

Rama shtoi se kjo është kërkuar edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, pasi Berisha u shpall “non grata”. Kujtojmë që një vit pas këtij vendimi, nuk ka asnjë provë të bërë publike kundër Berishës.

Kryeministri shtoi se nuk po kërkon dënim, por hetim për Berishën. Kujtojmë se ambasadorja amerikane Yuri Kim tha një ditë më parë se drejtësia do të jetë e pavarur, kur palët politike të mos kërkojnë hetimin e kundërshtarëve.

“Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri të shpallur non grata me akuzat më të rëndat të mundshme që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi dhe ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi Sekretari amerikan i Shtetit ka kërkuar se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre.

Unë s’kam kërkuar dënim, por hetim. Dënimin se vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për Shqipërinë dhe jo e një personi është domosdoshmëri.

Dhe që të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejtë dhe e pavarur. Drejtësia duhet të çlirohet nga komplekset e së kaluarës. Të hetohet 21 janari, krimi shtetëror nuk parashkruhet. Të hetohet edhe Gërdeci”, tha ndër të tjera Rama.

Të fundit