Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama status për takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel: Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës, pranoi planin e ri të BE-së për Asociacionin

Rama status për takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të sotëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Në një postim në X, Rama shkruan se mes tyre është arritur një marrëveshje për Asociacionin, ndonëse nga ana e të dyja palëve deri tani nuk ka asnjë reagim për takimin.

“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.

Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve”, shkruan Rama.

Rama status për takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel:

Të fundit