Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama : Tek tenderat do përdorim inteligjencën artificiale

Rama : Tek tenderat do përdorim inteligjencën artificiale

Kryeministri Edi Rama mendon se inteligjenca artificiale do t’i vijë në ndihmë qeverisë për prokurimet publike.

Teksa zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të ndërtimit,Rama tha se inteligjenca artificiale do të lehtësojë procese të caktuara.

“Do të vendosim më shumë fokus te inteligjenca artificiale, e cila do të na lehtësojë procese të caktuara, duke filluar nga prokurimet publike.

Brenda këtij mandati synojmë të kemi një sistem komplet të revolucionarizuar të prokurimeve publike me shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe shumë më pak komponentë njerëzorë, në mënyrë që prokurimet të jenë sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet”, tha Rama.

 

Të fundit