Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thotë se betejën me ryshfetin mund ta zhdukë vetëm qeverisja e tij

Rama thotë se betejën me ryshfetin mund ta zhdukë vetëm
foto ilustruese

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryeministri Rama tregon foto të disa poliklinikave shëndetësore, si kanë qenë dhe si janë sot. Përmes këtyre fotove, Rama dëshiron të tregojë ndryshimet e ndodhura gjatë qeverisjes së tij por evidenton betejën me ryshfetin në spitale dhe sistemin shëndetësor.

Rama ka thënë se pavarësisht këtij ndryshimi që ajo ka pësuar në sistemin shëndetësor ka ende punë për të bërë, duke theksuar gjithashtu se betejën e zhdukjes së ryshfetit mund ta fitojë veç qeverisja e tij.

Postimi i plotë:

Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit!

Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë? Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur…

Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s'ka mbaruar as puna për...

Posted by Edi Rama on Sunday, February 21, 2021

Të fundit