Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rritja e çmimit të naftës, Bora Muzhaqi: Unë si ministre jam e detyruar të vij me makinë, qytetarët të lëvizin në këmbë

Rritja e çmimit të naftës, Bora Muzhaqi: Unë si ministre

Rritja e çmimit të naftës ka bërë që për shumë qytetarë të jetë e papërballueshme të përdorin makinën.

Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi thotë për Klan News se për shkak të postit si ministre është e detyruar që të përdorë makinën, por qytetarëve u kërkon mos ndjekin shembullin e saj , që të lëvizin në këmbë ose me biçikleta.

“Unë si ministre e kam të detyruar të vij me makinë. Mund të vijë dhe në këmbë, do përpiqem që të vij edhe në këmbë. Unë zakonisht lëviz me biçikletë po… Qytetarët për arsye ambientaliste duket përgjegjësish të përpiqen të lëvizin në këmbë ose me biçikletë siç kam pasur bërë unë. Por nëse i duhet edhe me makinë”, tha ajo.

 

Të fundit