Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shoqëruesi i Niko Peleshit futet i armatosur në sallën e Kuvendit

Shoqëruesi i Niko Peleshit futet i armatosur në sallën e Kuvendit

Tensione janë shënuar në Kuvend që në orët e para të ditës, ende pa nisur seanca plenare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë zënë vendet e rezervuara për ministrat, duke krijuar përplasje verbale dhe një situatë kaotike në sallë.

Në kulmin e tensioneve, është denoncuar se një shoqërues i kryeparlamentarit Niko Peleshi është futur i armatosur në sallën e Kuvendit, në shkelje të hapur të rregullave të sigurisë dhe ligjit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Politiko.al (@politikoal)

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke bërë thirrje të drejtpërdrejta:“Çojini në burg”.

Veprimi i deputetëve të opozitës u cilësua si akt proteste ndaj qeverisë, ndërsa përfaqësues të mazhorancës e konsideruan situatën si pengim të punimeve normale të Kuvendit.

Të fundit