Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK i sekuestroi pronat bashkëshortit, Xhaçka sulmon Berishën

SPAK i sekuestroi pronat bashkëshortit, Xhaçka sulmon Berishën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pasi SPAK vendosi në sekuestro truallin e Artan Gaçit, bashkëshortit të saj.

Në një reagim, Xhaçka ka thënë se sekuestroja është vendosur për të vërtetuar origjinën e truallit duke mbrojtur bashkëshortin me argumentin se nuk ka përfituar asnjë metër katror nga shteti.

Xhaçka ka sulmuar kryedemokratin Sali Berisha në përpjekje për të lënë në hije faktin se Gaçi fitoi statusin investitor strategjik nga qeveria Rama.

“Një kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.

Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro  preventive prej disa javësh e një pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!”, shkruan Xhaçka.

Të fundit