Flash News

Ditari i Maxhorancës

Studentët e Mjekësisë në bojkot, zv.ministrja “ngre duart”: Ligji ka hyrë në fuqi

Studentët e Mjekësisë në bojkot, zv.ministrja “ngre

Studentët e Mjekësisë e nisën vitin e ri akademik me protesta dhe bojkot. Edhe ata të cilët do të duhej të uleshin për herë të parë në auditorë, zgjodhën bojkotin për t’i thënë qeverisë se nuk mund të mbajë peng diplomat e tyre.

I ftuar në emisionin “Open”, Migen Qiraxhi, përfaqësues i qëndresës “Qëndresa Qytetare”, tha se studentët do të jenë në bojkot deri sa të marrin një përgjigje nga qeveria dhe ministria e Arsimit.

“Bojkoti do vazhdojë deri sa të tërhiqen hartuesit e këtij ligji. Duhet të kuptojmë që studentët e vitit të parë, ata jo vetëm që nuk njohin njëri tjetrin, por është pamundur që ata të organizohet në protestë. Këto janë format demokratike, edhe ndjekja në procedurën ligjore. Në këto momente studentët po tregojnë formën më të lartë të protestës”, tha ai.

Por interesante ishte përgjigjia e zv.ministres së Arsimit Albana Tole. Kjo e fundit tha se tashmë ligji ishte miratuar dhe kishte hyrë në fuqi duke u bërë i detyrueshëm për të gjithë. Çka do të thotë se Ministria tashmë nuk e zhbën dot ligjin.

Për Tolen, mjafton vetëm monitorimi i procesit, ndërkohë që studentgët nuk e kanë ndërmend të ulen në auditorë pa u tërhequr qeveria.

“Ky është një mekanizëm inçentivues për të mbajtur studentët që të ofrojnë shërbim pas përfundimit të studimeve. Kjo i krijon mundësinë për t’u punësuar për një hark kohorë të caktuar. Ky hark kohor mund të shfrytëzohet edhe për të bërë specializim. Në përfundim të harkut kohor, studenti tërheq diplomën dhe ka të drejtë të largohet jashtë vendit. Studentët kanë të drejtë të bojkotojnë, ne jemi duke monitoruar procesi, por është një ligj që ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë studentët e mjekësisë”, u shpreh Tole.

Të fundit