Flash News

Ditari i Maxhorancës

Të ndarë në stadium, Koçi merr në mbrojtje Ramën: Kurti duhet ta telefononte, t’i thoshte që po vinte

Të ndarë në stadium, Koçi merr në mbrojtje

Deputeti socialist, Petro Koçi komentoi distancën mes Ramës dhe Kurtit, në stadiumin mbrëmjen e djeshme në sfidën Shqipëri-Çeki.

I ftuar në “Opinion”, Koçi kritikoi Kurtin duke pretenduar se duhej ta kishte telefonuar Ramën për t’i thënë se po vinte në Tiranë. Pra, sipas deputetit socialist u dashka që Kurti të “marrë leje” na Rama kur vjen në Shqipëri.

“E udhës do ishte që të ishin bashkë në të njëjtën tribunë, kat. Mendoj se Albini duhet të telefononte Ramën dhe t’i thoshte se po vinte. Kush ishte i interesuar për këtë ndarje? Nënkuptohet se kush ishte i interesuar. Në Kosovë janë përpjekur për ta përkthyer Ramën si ‘tradhtar’ dhe një personazhi si Albini nuk i intereson të rrijë pranë një ‘tradhtari’. Nëse bëjmë një krahasim, Rama s’ka menduar për vota”, tha Koçi.

Të fundit