Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tensionet në veri / Rama ‘anashkalon' Kosovën: Ky Samit nuk zgjidh çështje të tilla!

Tensionet në veri / Rama ‘anashkalon' Kosovën: Ky Samit nuk

Pas deklaratës të disa ditëve më parë ku pohoi se “veriu i Kosovës është një territor që nuk i përket askujt”, kryeministri Edi Rama vijon retorikën e tij kundër Kosovës.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Presidenten e KE, Rama injoroi problemet dhe tensionet në veri të Kosovës për të cilën tha se Samiti i “Procesit të Berlinit” nuk merr përsipër për të zgjidhur këtë konflikt.

Sipas kryeministrit, Procesi i Berlini, është një proces që lidhet me nxitjen e vazhdueshme të rajonit drejt katër lirive të BE, dhe “nuk është për zgjidhjen çështjeve bilaterale”.

“Procesi i Berlini, është një proces që lidhet me nxitjen e vazhdueshme të rajonit drejt katër lirive të BE, të lëvizjeve të njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve. Ky samit nuk është për zgjidhjen çështjeve bilaterale. Ne programin e samiti, dreka e punës e liderëve do ti kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Pra hapësira për një diskutim të hapur mes te pranishmëve është e programuar por nuk është një samit që merr përsipër të gjej zgjidhje për çështje të tilla”, u shpreh Rama.

Të fundit