Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çuçi flet për skenar, por ishte vetë mazhoranca që solli përplasjen mes deputetëve

Çuçi flet për skenar, por ishte vetë mazhoranca që

Parlamenti nisi dhe përfundoi me tensione, të cilat degraduan deri në përplasje fizike mes dy deputetëve: Bledion Nallbati dhe Vullnet Sina.

I pyetur nga gazetarët për përplasjen, kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Bledi Çuçi, e quajti gjithçka skenar të opozitës. Sipas deputetit të Ramës, opozita ishte përgatitur për të prishur seancën plenare.

“Skena e sotme në seancën plenare ishte e papranueshme. Opozita ishin përgatitur për këtë skenar. Është i qartë skenari i atyre për të prishur me çdo formë seancat plenare por ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë më”, tha Çuçi.

Por, ajo që Çuçi nuk pranon të deklarojë është fakti se ishte vetë mazhoranca, dhe më konkretisht kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila çoi deri në përplasjen mes deputetëve.

Në momentin kur kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi fjalën për procedurë, por Nikolla e refuzoi dhe vijoi me rendin e ditës duke ia kaluar radhën deputetëve socialist. Në këtë moment deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar socialistët të mos vijon normalisht seancën.

Kur Vullnet Sina mori fjalën ishte Bledion Nallbati që shkoi për t’i mbyllur mikrofonin, kur socialisti iu kthye duke e gjuajtur.

Opozita kërkoi vetëm të drejtën për të folur në seancë, gjë që i është mohuar vazhdimisht nga mazhoranca duke përdorur si armë përjashtimin e opozitës nga Kuvendi.

Të fundit