Flash News

Ditari i Maxhorancës

Universiteti i Tiranës 10 vende larg fundit nga Evropa, Manastirliu justifikohet: Është renditje e re

Universiteti i Tiranës 10 vende larg fundit nga Evropa, Manastirliu

Universiteti i Tiranës u listua 10 vende larg fundit të tabelës së renditjes së universiteteve në Evropë.

Për këtë, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, përdori një justifikim që sipas saj kishte ndikur në renditjen kaq dobët të Shqipërisë. E ftuar në “Real Story”, Manastirliu tha se kjo renditje erdhi pasi u përfshinë edhe universitetet nga Evropa Perëndimore.

Ministrja shtoi se renditja nuk është një lajmi kënaqshëm.

“Në fakt ky rankim që ka dalë është një rankim që është i ri për Evropën dhe ku na ka përfshirë dhe ne. Është rankim i ri sepse janë futur vendet e Evropës perëndimore. Në Evropë numërohen rreth 3800 universitete. Ky është një rankim që ka marrë universitetet që të parat sot në këtë rankim, është Oxford, Kembrixhi.

Në rankimin e mëparshëm, rankoheshim me vende referencë vendet e Evropës qendrore, lindore. Ndërkohë që tashmë ky rankim i ri përfshin rankimin e universiteteve perëndimore dhe jugore dhe vlerëson këtë rankim ku përfshihen dhe universitetet shqiptare.  Pra ne jemi rirenditur. A jemi të kënaqur? Jo”, tha Manastirliu.

Të fundit