Flash News

Ditari i Maxhorancës

Votim me dy duar, deputeti i PS shtyp butonin edhe për kolegen

Votim me dy duar, deputeti i PS shtyp butonin edhe për kolegen

Maxhoranca e shtyu sot seancën parlamentare me ritme të shpejta duke autorizuar me vendim të njëanshëm, procedurë të përshpejtuar votimi për projektligjet.

Ajo që ran ë sy ishte deputeti socialist, Baftjar Zeqaj, i cili në një moment shihet teksa voton edhe për kolegen e tij. Në momentin që u hap votimi elektronik, Zeqaj shtypi butonin edhe për Tatiana Piron e cila nuk ishte e pranishme në sallë.

Seanca u shoqërua me diskutime të forta. Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk lejoi dpeutetët të merrnin fjalën.

PD kërkoi interpelancë me Ramën për skandalin ‘McGonigal’, ndërsa kryeministri nuk u paraqit në seancë.

Të fundit