Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk pranojmë rregullat e PS-së!", Deputët e PD-së braktisin Komisionin e Ekonomisë

"Nuk pranojmë rregullat e PS-së!", Deputët e PD-së

Komisioni për Ekonominë dhe Financat është zhvilluar me debate këtë të mërkurë, ku deputetët e opozitës, kanë denoncuar sjelljen arbitrare dhe antikushtetuese të mazhorancës në parlament.

Deputetët demokrat Edmond Spaho dhe Bujar Leskaj thanë se, në shkelje të çdo norme, mazhoranca ka eleminuar opozitën duke i asgjësuar çdo hapësirë. 

Edmond Spaho: “Në 33 vjet, nuk ka ndodhur asnjëherë, pavarësisht nga përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, të arrihet deri në pikën ku mazhoranca të përcaktoje kush është opozita. Nuk më habit Edi Rama, se ai kështu është, por më habit sjellja e kolegëve të mazhorancës”.

Bujar Leskaj: “Po flasim për probleme fondamentale. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në Kuvend.  Refuzoni të përfaqësoni opozitën në Komisioinin e Reformës Zgjedhore. Ne nuk do të pranojmë rregullat tuaja, por rregullat e demokracisë”.

Refuzimi i Deputetëve të mazhorancës për të reflektuar, i detyroi deputetët demokratë të braktisin mbledhjen e komisionit.

Të fundit