Flash News

Ditari i Opozitës

“20 mijë paund për të ikur”, Meta nga Kukësi: Dramë e madhe largimi i të rinjve

“20 mijë paund për të ikur”, Meta nga Kukësi:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Kukës me strukturat e partisë dhe kandidatin e opozitës, Admir Sinamati.

Ai preku fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi, kryesisht në Kukës, duke bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

“Nuk ka dramë më të papranueshme se largimi i të rinjve për një jetë të mirë. Është një dramë e madhe. E keni parë se çfarë thotë ai? Ato 20 mijë paund që harxhojnë për të ikur, ato të vijnë dhe të investojnë. Ata po të kishin 20 mijë paund nuk iknin. I marrin borxh me shpresës se do t’i shlyejnë. Një pjesë nga halli hyjnë në punë jo të rregullt për t’i shlyer sa më parë dhe jeta u shkon në drejtim tjetër.

Është normale që ndihma ekonomike të jetë dy herë më pak se në Kosovë? Pensionet dy herë më pak për zonat urbane, dhe katër herë më pak për zonat rurale, në krahasim me Kosovën?

Ndaj është koha e një ndryshimi të madh, është një ndryshim i vonuar, por nuk duan të bëj analizën e të kaluarës sepse kemi vetëm 80 ditë përpara”, tha Meta.

 

 

Të fundit