Flash News

Ditari i Opozitës

“3 etapat për shkatërrimin e opozitës”, Berisha pak ditë para protestës: Rama do të përfundojë si McGonigal

“3 etapat për shkatërrimin e opozitës”, Berisha pak

Teksa na ndajnë pak ditë nga protesta, kryedemokrati Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat, ku tha se 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana. Ai foli sërish për skandalin McGonigal dhe përfshirjen e Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama do të ndëshkohet rëndë për këtë aferë, përmes së cilës, synonte të dëmtonte opozitën.

“Aty ky përfundoi McGonigal, do përfundojë edhe Edi Rama si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij. Por edhe si një njeri që i futi një thikë në zemër, marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA dhe bëri një pabesi ekzemplare ndaj vendit të madh të lirisë, duke i korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së.

Ndaj jam këtu sot përsëri për të ftuar qytetarët shqiptarë të flasin me gjuhën e tyre më datën 11 shkurt në ora 12. Shqipëria po zien këdo ditë si kurrë më parë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana dhe më të madhe që është bërë ndonjëherë”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit dënoi përpjekjen e Ramës për të fshehur, sipas Berishës, bashkëpunimin me McGoonigal.

“Unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama. Në dosjen shqiptare gjithçka ekziston ka vetëm një emër, Edi Rama, këshilltari i tij privat Duçka dhe miku i tij, Agron Neza. Pra, gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë, dhe personat A dhe B, po kaq here”, shtoi kryedemokrati.

Berisha theksoi se faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri

“Faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri. Skenar, i cili u zhvillua në tre etapa: e para, në zyrat e McGonigal kundër Nick Muzin, që u kurorëzoi në ndjekjen penale të Lulzim Bashës dhe mbylljes së dosjes dhe marrjes peng të Bashës.

Etapa e dytë ishte sanksionimi i Sali Berishës, pasi ai nuk do pranonte kurrë që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Etapa e dytë e skenarit, pavarësisht se kishte apo jo, përfshihej apo jo në këtë aferë McGonigal, duhet të them se Yuri Kim, luajti rolin, duke shkelur çdo parim, çdo ligj dhe Kushtetutë, luajti rolin e McGonigal për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët.

Etapa e tretë, Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabër për të qeverisur pa opozitë, për të konsoliduar monizmin e tij, don të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit, PD-në. Por kjo dëshirë e tij merr fund, kjo ëndërr e tij bëhet pluhur”, tha Berisha.

Të fundit