Flash News

Ditari i Opozitës

3 marsi, protestë dhe gjyq/ Berisha: Nuk ka lidhje vendimin e gjykatës, kemi punë me Edi Ramën

3 marsi, protestë dhe gjyq/ Berisha: Nuk ka lidhje vendimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur se çfarë do të ndohë nëse Gjykata e Apelit nuk ia jep vulën dhe siglën e partisë, tha se nëse ndodh është dora e Edi Ramës.

Nga selia blu, Berisha u shpreh se gjykatësit nuk mund të veprojnë nisur nga ndërgjegjia e një gjykatësi që bëhet palë me të.

Lidhur me datën 3 mars kur do të mbahet protesta dhe që përkon me seancën e Gjykatës së Apelit, Berisha tha se protesta nuk lidhet me vendimin e gjyqtarëve.

“Ajo protestë nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës. Por në rast se e bën Edi Rama. Ai është veprim i Edi Ramës. Nuk besoj se ato kanë ndërgjegjien e atij gjyaktësi që bën palë atë s’bëhet palë kurrë. Se aty është gjithçka. Këtu është një parim i madh i drejtësisë. Në rast se ecim në këtë rrugë, çdo vendim në drejtësi dorëzohet.

Unë e kam shumë të vështirë që një trup gjykues të vendosë në këtë mënyrë. Kemi punë me Edi Ramën. Kjo është gjithçka. Kush tha që do të qëndrojmë urtë e butë? Edi Rama ka punë me ne. Ja them publikisht dhe haptaz”, deklaroi Berisha.

Të fundit