Flash News

Ditari i Opozitës

30 deputetë të PD-së mbështesin studentët e mjekësisë, kërkesë Gjykatës Kushtetuese

30 deputetë të PD-së mbështesin studentët e

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar për një kërkesë të përgatitur nga studentët e mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Qeverisë.

Grupi Parlamentar i PD ka vendosur ta mbështesë këtë kërkesë dhe kanë nënshkruar dje në mbledhje kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetutese për pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

 ‘Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetutese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.’ – shkruan Bardhi.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është ‘i padrejtë’.

 

Të fundit