Flash News

Ditari i Opozitës

7-vjeçari u përplas për vdekje, Himçi-ministrit: Edhe sa jetë do humbasin që të ngrihet një mbikalim?

7-vjeçari u përplas për vdekje, Himçi-ministrit: Edhe sa

Deputeti i PD-së, Blendi Himçi ka qenë sot në fshatin Mengel, ku një ditë më parë humbi jetën një fëmijë 7 vjeç, pasi u përplas nga makina.

Himçi në reagimin e tij thekson se ky nuk është rasti i parë tragjik dhe se banorët i janë drejtuar Ministrisë me një kërkesë për ngritjen e një mbikalimi.

Deputeti i drejtohet ministrit Karakaçi, duke i kërkuar të merren masa të menjëhershme.

Reagimi:

Dhimbje e madhe në Mengel

Dje, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën tragjikisht në një aksident pranë fshatit Mengel, buzë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd.

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen e tij, të cilët po përballen me një dhimbje të paimagjinueshme.

Ky nuk është rasti i parë… mungesa e një mbikalimi në këtë zonë ka marrë shumë jetë njerëzish ndër vite. Sa jetë të tjera duhet të humbasin që institucionet të marrin masa?

Z. Karakaçi, a ndiheni ndopak përgjegjës për humbjen e kësaj jete të pafajshme?

Të fundit