Flash News

Ditari i Opozitës

"8 vila luksoze në Tiranë", Këlliçi denoncon në Kuvend: Janë shfaqur pa zhurmë, cili zyrtar banon aty?

"8 vila luksoze në Tiranë",  Këlliçi denoncon

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar sot në Kuvend rastin e disa vilave në zonën pas qendrës tregtare TEG.

Sipas tij, 8 vila luksoze janë ngritur pa zhurmë dhe në heshtje. Teksa i tregon me foto nga foltorja parlamentare, ai ngre pyetjen se kujt i përkasin këto vila dhe a është respektuar ligji? 

“Janë shfaqur 8 vila luksoze në Tiranë, pa zhurmë, në heshtje… Pyetjet lindin natyrshëm! Cili shef apo zyrtar banon aty? A është dhënë leje ndërtimi për këto vila? A është respektuar ligji? Bëni transparencë!”, shprehet Këlliçi.

Të fundit