Flash News

Ditari i Opozitës

A do ketë protesta? Berisha: Të gjitha janë në tryezë, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik

A do ketë protesta? Berisha: Të gjitha janë në tryezë,

Kryedemokrati Sali Berisha nuk i përjashtoi protesta e opozitës. Berisha u shpreh se të gjitha opsionet janë në tryezë teksa shtoi se akuzat ndaj tij janë një proces monstruoz.

Kryedemokrati kritikoi edhe ata të cilët marrin për bazë akuzat e prokurorisë, duke thënë se thjesht baltosin moralin e tyre.

Berisha: Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës. Të gjitha janë në tryezë. Ne, siç e shihni, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama, me dy skapistë dhe një tjetër, vënë në tryezë reformat e suksesshme, sepse ajo ekonomi, për dijeninë tuaj, atë vit që janë emetuar bonot, jo për shkak të bonove, ka pasur një rritje prej 8.3 përqind sipas institucioneve ndërkombëtare.

U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar dacibaon e prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj sepse një gazetar është i detyruar që të paraqesë, nëse i intereson e vërteta, të dy variantet. Të dy palët.

Krijojnë narrativa nga më primitivet, ky djalosh me 113 metër katror, doli me 5.2 milionë euro. Gjithçka e bazuar në shpifje, gjithçka e bazuar në turpin e fshehjes së dokumenteve. Gjithçka e bazuar në manipulimin e dokumenteve.

Të fundit