Flash News

Ditari i Opozitës

A duhet të ndryshojë opozita taktikë? Berisha: Ne jemi të vendosur për protestë paqësore

A duhet të ndryshojë opozita taktikë? Berisha: Ne jemi të

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se opozita do të vijojë të ndjekë linjën e një proteste paqësore.

Nga konferenca me gazetarët, ai u pyet nëse do të duhet të ndryshonte PD-ja organizim, por Berisha theksoi se kjo protestë do të vijojë paqësore, edhe pse Policia e Shtetit ka reaguar me dhunë ndaj protestuesve.

Berisha: Jo vetëm me deputetët, por në tërësi PD ose organizatorët e protestës duhet të bëjnë punë më të studiuar e asaj mase të madhe njerëzish që janë aty.

Tani, kjo është protestë paqësore. Në qoftë se ne, ndryshojmë këtë protestë nga paqësore në një formë tjetër, të garantoj se ajo masë njerëzish nuk mund të përballohet nga asnjë polici. Është e faktuar ajo. Në qoftë se ne do t’u bënim thirrje atyre, që në protesta të vini me çdo mjet, nuk ka polici që përballon dot një protestë qoftë dhe 4-5 mijë qytetarësh. Jo, është e njohur kjo.

Por ne kemi qenë, jemi dhe do jemi për protestë paqësore.

Shiko, e teta ishte kjo, asnjë polic të dëmtuar, asnjë polic të plagosur. Ka një numër të konsiderueshëm protestuesish të dëmtuar dhe deputetësh të goditur dhe dëmtuar. Por ky është përcaktimi ynë. Ne besojmë në këtë platformë.

Ne po marshonim dhe ky kriminel në krye të policisë, i vendosur nga Balluku, kujton se do mbrojë Ballukun, e pa se çfarë i bën bota Ballukut, kujton se mbron Ballukun, ky bllokon rrugën, ky është një kriminel, me urdhër të Edi Ramës. Ne do vazhdojmë dhe jemi në rrugën e duhur.

Të fundit