Flash News

Ditari i Opozitës

A e keni dërguar Arben Ahmetajn në SPAK? Si përgjigjet Ilir Meta

A e keni dërguar Arben Ahmetajn në SPAK? Si përgjigjet Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj por edhe të tjerë duhet të ndiqen penalisht edhe nëse nuk kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta tha se me këtë çështje është marrë më së shumti, paraardhësja e tij në detyrë, Monika Kryemadhi dhe nuk e di me siguri nëse ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është kallëzuar në SPAK.

 “Këtë gjë nuk mund ta them me siguri të plotë, sepse me këtë çështje është marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, zonja Kryemadhi mund të ishte intelekutorja më e përshtatshme sepse është marrë me shumë detaje me çështjen.

Por padyshim edhe ai mund të ishte dhe ai duhet të jetë për përgjegjësinë e tij, për aq sa e ka, për të gjitha ato vendime që ka kaluar në mbledhjet e qeverisë, edhe nëse nuk ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë”, theksoi ai.

 

 

Të fundit