Flash News

Ditari i Opozitës

A i rrezikon PD zgjedhjet e 14 majit? Berisha: Gjykata njeh Kuvendin e ’11 Dhjetorit’, çdo vendim tjetër antiligjor

A i rrezikon PD zgjedhjet e 14 majit? Berisha: Gjykata njeh Kuvendin e ’11

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se gjykata njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit, teksa iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë një bashkëbisedimi në facebook nëse PD mund të rrezikojë zgjedhjet e 14 majit.

Berisha tha se Gjykata njeh Kuvendin e ’11 Dhjetorit’ dhe se çdo vendim tjetër antiligjor.

Berisha: Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me Kushtetutën, Kuvendin e 11 dhjetorit, është vendim që në çdo vend të lirë të planetit, ka vetëm një kuptim: regjistrimin në regjistrin e forcave politike.

Çdo vendim tjetër është antikushtetues dhe antiligjor.

Nëse Ali Basha ka pasur një të dhënë, një objeksion për vendimin e gjykatës, ai kishte të drejtë të hapte proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, por ai nuk mund të bëhej palë kurrë në një proces ku nuk ishte palë.

Kështu që bërja palë e Alibashës me ndërhyrjen direkte dhe të fuqishme të Edi Ramës, dhe të McGonigal-it me fustan, siç e ka pohuar vetë, është një akt antikushtetues, antiligjor


 

 

 

Të fundit