Flash News

Ditari i Opozitës

A ndiheni fajtor për situatën në PD? Alibeaj: Reflektoj çdo mëngjes për këtë

 A ndiheni fajtor për situatën në PD? Alibeaj: Reflektoj

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj është pyetur nëse ndihet fajtor për situatën e krijuar në PD.

I pranishëm në Korçë, nga ku ka dhënë dhe një deklaratë për media, Alibeaj tha se nuk e ndjen veten fajtor, pasi sipas tij sipas tij kjo situatë ka ardhur si distancim nga e kaluara.

 “Aspak. Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them jo, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara,” – u përgjigj Alibeaj.

 

Të fundit