Flash News

Ditari i Opozitës

A po shkon Ahmetaj në burg? Meta: Rama i gatshëm të lëshojë gjithçka për karrigen e tij

A po shkon Ahmetaj në burg? Meta: Rama i gatshëm të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama po i dorëzon bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe ish zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta deklaroi se Rama është i gatshëm të dorëzojë gjithçka për të ndenjur edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeministrit.

Meta: Edi Rama për karrigen e tij është i gatshëm të lëshojë gjithcka. Ai ka futur me ndërgjegje këto. Ahmetaj ka thënë që unë nuk isha aq fuqishëm sa të lëvizja gjithcka. 17 vendime në një ditë mund t’i fusë vetëm kryeministri.

Dy njerëzit kryesorë të kësaj cështje janë Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, që i bie zoti Agaci. Por sigurisht zoti Agaci nuk mund të bënte veprime pa miratimin e Edi Ramës.  

Të fundit