Flash News

Ditari i Opozitës

“Çadra e tmerroi”, Berisha: Lulzim Basha e përdori për pazar me Ramën

“Çadra e tmerroi”, Berisha: Lulzim Basha e përdori

Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, u ndal te çadra e PD-së në vitin 2017.

Berisha tha se mundi i deputetëve demokratë nuk u shërbeu sepse Lulzim Basha bëri pazare me çadrën, për të cilën tha se e ka tmerruar kryeministri Edi Rama.

Demokratët në këto 10 vite bënë përpjekje shumë të mëdha. Përpjekja dhe sakrifica e tyre e madhe, 90 ditë në bulevard, u përdor për Pazar në mënyrën më të shpërfytyruar nga Lulzim Brava. U përdor për Pazar me Edi Ramën. Dhe, në mënyrë të padiskutueshme demokratët nuk i kanë humbur zgjedhjet e vitit 2021, por Lulzim Basha në vend që të mbronte votën e tyre zgjodhi rrugën e tanishme.

Sakrifica e tyre nuk solli atë që ata meritonin. Si një njeri që kam ndjekur non stop çadrën. Çadra e dridhi Ramë, e tmerroi, e theu. Ata djem, burra, vajza, që sakrifikuan 3 muaj, e bënë Edi Ramën të paketojë zyrën, por ai përdori aktin imoral të blerjes dhe një takim siç faktohet mbrapa, ai de facto, e denatyroi liderin e opozitës, e shndërroi në plaçkë”, tha Berisha.

Berisha foli dhe për lëvizjen që nisi dje në Kuvend ku tha se do të vazhdojë deri në fitore.

Gjatë këtyre dy viteve nuk ka pasur një lëvizje të qëndrueshme dhe për rrjedhojë nuk ka pasur rezultat . Dje nisëm për të mos u ndal më deri ditën e fitores, dhe jam sot më i bindur se kurrë në këtë fitore. Pse filloi në Parlament? Në një rezistencë, lëvizja fillon kudo ku presioni dhe dhuna është më e madhe. Aktualisht në parlament u shfaq me egërsinë më të madhe dhe ne do të mbrojmë jo vetëm të drejtat tona, por të të gjithë shqiptarëve që votuan kundër Ramës”, tha Berisha.

Të fundit