Flash News

Ditari i Opozitës

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, Berisha: 500 mln euro, një gjobë e tmerrshme për shqiptarët

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, Berisha: 500 mln euro, një

Sipas kreut të opozitës, në aeroportin e Vlorës mund të ekzistojnë mosmarrëveshje mes ortakëve, por përfshirja e shtetit kundër investitorit kryesor, sipas tij, përbën një shkelje serioze që mund të ketë pasoja financiare për vendin.

‘Ndërhyrja e shtetit kundër atij që është investitor kryesor, përbën një akt të tmerrshëm të rëndë dhe i jep atij të drejtën për një dëmshpërblim që mund të shkojë më së paku 500 milionë euro,’ deklaroi Berisha.

Berisha: Tani këtu del shumë qartë. Ai biznesmeni tjetër, në qoftë se ju bëni një analizë gjenetike, ai del kloni i Taulant Ballës.

Shkoni merrni intervistën e tij dhe në mënyrë absolute ai zotëria ishte sikur të dëgjonit Taulantin. Pra, janë të tre këta. Edhe Lubia, edhe Rama, edhe Taulanti, në këtë.
Pra, kanë gjetur, nuk duhet të hyjmë ne, po fakti që dora e zezë e shtetit hyn, i jep çdo mbështetje paditësit në arbitrazh dhe kudo kundër Shqipërisë.
Paditësi nuk duhet të padiste Shqipërinë, duhet të padiste ortakun. Edhe të shkonin në arbitrazh ta zgjidhnin me ortakun. Po çfarë punë ka shteti? Që të marrë tani t'i japë lehtësimin më të madh atij.
A ju kujtohet? Siç bëri së bashku me Veliajn me Agon Channel. Të njëjtën gjë. E demonizuan, e shanë, e bënë dhe ai për të gjitha këto mori 120 milionë euro. Po ky është investim më i madh, nuk është investimi i një televizioni siç ishte Agon.
Unë nuk them kurrë se është 300, se ia them haptas, po ato i nxjerrin ata që bëjnë llogaritë. Por investimi është shumë më i madh.
Kështu që ju siguroj që do shkojë të paktën 500 milionë euro. Dhe këto vetëm që Lubi Balluku, Edi Rama dhe Taulanti që e kishin si vëlla, të marrin aksionet e turkut.
Këto janë historira të turpshme.
Po problemi është se gjysmë miliardi euro për shqiptarët është një gjobë e tmerrshme.
Faleminderit, mirupafshim.

Të fundit