Flash News

Ditari i Opozitës

“Afera Rama-McGonigal, për të goditur opozitën”, Noka: Parlamenti është kthyer në fole krimi

“Afera Rama-McGonigal, për të goditur opozitën”,

Në prag të protestës së opozitës përballë Parlamentit ka folur deputeti i PD-së, Flamur Noka.

Në një intervistë për televizionin “News24”, sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike shprehu se protestat nuk do të ndalen.

"Situata në të cilën zhvillohet ky revolucion është e imponuar nga sjellja e kryeministrit dhe organizatës së tij kriminale që quhet qeveri. Afera Rama-McGonigal nuk mund të kalojë, sepse është aferë korruptive për të goditur opozitën. Rama nuk mund të jetë më kryeministër i këtij vendi. E gjithë kjo është bërë vetëm për t’i shërbyer karriges së Edi Ramës. Janë 750 mijë opozitarë që nuk mund t’i nëpërkëmbë apo t’i shkelë Rama. E kemi sot protestën, do ta kemi ditën e enjte, pasi parlamenti është shndërruar në një fole ku krimi dhe korrupsioni janë bashkë", tha Noka.

Noka vuri në dukje dhe situatën aktuale në Parlamentin e Shqipërisë, ku tha se do të ketë dy të tillë.

"Ky Parlament ose do t’i rikthehet legjitimitetit, ose Parlament duke zhdukur opozitën nuk do të ketë! Sot do të ketë dy Parlamente dhe do të ketë në vazhdim, një Parlament brenda dhe një Parlament jashtë, ai i qytetarëve. Edi Rama nuk mundet ta kalojë këtë situatë", u shpreh Flamur Noka.

Të fundit