Flash News

Ditari i Opozitës

“Ai i di mëkatet e tij”, Noka: Shqiptarët nuk e duan Ramën kryeministër

“Ai i di mëkatet e tij”, Noka: Shqiptarët nuk e duan

Flamur Noka ju bashkua protestës jashtë Parlamentit pasi nuk u lejua që të hynte brenda godinës. Në fjalën e tij përpara qytetarëve Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, “shënjestroi” Edi Ramën duke thënë se është në panik dhe qytetarët nuk mund ta pranojnë si kryeministër.

"Ne përfaqësuesit tuaj u ndaluam për të disatën herë për t’ju përfaqësuar. Edi Rama sot dhe gjithë këto ditë ka treguar se është në panik të tmerrshme. Ai i di mëkatet e tij ndaj paniku nuk e shpëton dot. Ai mendon se duke e kthyer parlamentin në një burg ku ruhet me roje për të mos lejuar deputetët mendon se do t’ja hedhë. I ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama është i pashpresës, qytetarët nuk mund ta pranojnë për kryeministër, MCgonigal, e ka vendin në burg edhe Rama. Shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë një kryeministër që nuk ka punuar për këtë vend, por për të zhdukur opozitën. Ai është kapur në korrupsion dhe shqiptarët s’mund të pranojnë një kryeministër të korruptuar".

Të fundit